Greenberg flet për humbjen e Kosovës

Basketboll

Greenberg flet për humbjen e Kosovës

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:47
Brad Greenberg

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Brad Greenberg pas disfatës nga Hungaria ka thënë se me padurim po e pret ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Dritaren e Tretë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”. Dritarja e Tretë do të zhvillohet në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë, të dyja ekipet shfaqën një lojë të fortë fizike, të dyja ekipet luajtën mjaft  mirë, por ishte çereku i tretë ai i cili e bëri dallimin në fushë, kur Hungaria u shkëput në rezultat në një pjesë të lojës të dhjetëminutëshit të tretë. Ata shënuan disa trepikësha në pjesën e dytë, që ishte një faktor i madh.

Ne patëm rastin të shohim një paraqitje të mirë nga Lis Shoshi në këtë ndeshje. Patëm shansin të fitojmë kundër Hungarisë, por ajo çfarë ndodhi në çerekun e tretë na kushtoi shumë. Ne ia dolëm ta ngushtojmë epërsinë e krijuar nga hungarezët në 6 pikë, por jo më shumë.

Unë ia uroj fitoren Hungarisë, është një fitore e madhe për ta në shtëpi, ndërsa ne padurim presim të luajmë kundër tyre në Prishtinë”.

Duhet theksuar se Kosova i ka regjistruar dy humbje në Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, nga Lituania në shtëpi dhe nga Hungaria si mysafire.

Dritarja e Dytë do të luhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe Përfaqësuesja jonë të dyja ndeshjet do t’i luaj si mysafire, ndaj Polonisë dhe Lituanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat