FBK i drejtohet me dy fjalë shtetit hungarez

Basketboll

FBK i drejtohet me dy fjalë shtetit hungarez

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:07
Flamuri i Hungarisë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon publikisht shërbimin konsullor në Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë për ndihmën e parezervë rreth pajisjes me viza të delegacioneve të ndryshme të Përfaqësueseve të Kosovës për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare dhe konferenca të organizuara nga FIBA.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në veçanti e falënderon konsullatën e Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë për ndihmën e dhënë për pajisje urgjente me vizë të basketbollistit amerikan Scott Bamforth në ditën e shtunë (25.11.2017), atëherë kur delegacioni i Përfaqësueses së Kosovës është dashur të nisej për në Hungari për ta zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova është përballur me Hungarinë të dielën që e lamë pas në Debrecen dhe përkundër asaj se Scott Bamforth është një ndër basketbollistët kyç të Përfaqësueses sonë dhe që mund t’i shkaktonte telashe mbrojtjes së Përfaqësueses hungareze, kjo nuk i ka penguar aspak shërbimit konsullor të Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë që ta pajis atë me vizë. Bamforth  falë ndihmës së shërbimit konsullor të Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë është paraqitur në përballje me Hungarinë të dielën në Debrecen.

FBK beson fuqimisht se bashkëpunimi me Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë do të vazhdoj të thellohet edhe më shumë në çdo aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat