Biraj: Bashkimit i mungon stabiliteti financiar - Bota Sot
Biraj: Bashkimit i mungon stabiliteti financiar

Basketboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Biraj: Bashkimit i mungon stabiliteti financiar

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:13
Lojtarët e Bashkimit

Bashkimi nga Prizreni lufton në tri fronte: për titull dhe Kupën e Kosovës, si dhe në Ligën Ballkanike në basketboll. Të luftosh në tri fronte nuk është edhe lehtë, por prizrenasit janë më së të bindur se do të ia dalin me sukses, të paktën të stolisen me një trofe në fund të kampionatit.

Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, tha se në rrethanat që po kalojnë, pa dyshim se rezultatet janë të mira. Në dhjetë javët e para “portokallinjtë” kanë 7 fitore e 3 humbje në Superligën e Kosovës, mbajnë vendin e dytë me 17 pikë, tri me pak se kampioni në fuqi Sigal Prishtina.

“Duke parë se me çfarë probleme jemi duke u ballafaquar në aspektin financiar dhe po ashtu ndërrimit të shpeshtë të përbërjes së ekipit, mund të them që duhet të jemi mjaft të kënaqur me këtë rezultat që kemi deri me tash”, tha Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se Liga është më dramatike se edicionet e kaluara? “Ky edicion është më i veçantë për shkak të hapësirës më të madhe të lojtarëve vendorë dhe kjo po e bën me interesant”, tha ai.

Kush është befasia më e madhe deri me tash dhe cila skuadër iu zhgënjeu më shumë? “E kisha cek ekipin e Kerasanit e cila në përbërje ka veç lojtarë vendorë dhe në përgjithësi janë të rinj për nga mosha dhe kanë ngritje nga sezonet e kaluara. Për zhgënjime? Nuk dua të flas në këtë drejtim”, thotë Biraj. Prizrenasi në tri ndeshjet në Ligën Ballkanike ka...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test