Tiranës i hiqet fitorja ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike - Bota Sot
Tiranës i hiqet fitorja ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike

Basketboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Tiranës i hiqet fitorja ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 18:41
Tirana

Fitorja dramatike e Tiranës ndaj Kumanovës në Ligën Ballkanike, ndeshje e luajtur më 7 nëntor në sallën sportive “Feti Borova”, nuk ka më asnjë vlerë për bardheblutë (kampionët e Shqipërisë fituan 75:73). Liga Ballkanike (BIBL) ka vendosur të përjashtojë nga ky event ekipin maqedonas të KK Kumanovës, pasi nuk ka përmbushur detyrimet financiare. BIBL ka vendosur gjithashtu që të gjitha rezultatet e arritura nga ekipi maqedonas në këtë edicion të mos llogariten, duke qenë se nuk është zhvilluar ende gjysma e sezonit 2017-2018. Natyrisht që kjo gjë vlen për të gjitha skuadrat që kanë luajtur deri më tani ndaj ekipit të Kumanovës.

Për Tiranën përjashtimi i Kumanovës është një goditje e rëndë, pasi bardheblutë patën arritur një fitore dramatike ndaj ekipit maqedonas 75-73, duke marrë dy pikë të rëndësishme, që tashmë nuk vlejnë më për renditjen e Ligës Ballkanike. Pas këtij vendimi, Tirana zbret në vendin e katërt në klasifikim, me 4 ndeshje të luajtura, dy fitore dhe dy humbje, ndërkohë që numri i skuadrave në BIBL zbret në shtatë. Takimi i radhës për kampionët e Shqipërisë do të jetë më 5 dhjetor, ndaj bullgarëve të Rilski Sportist, ndeshje që do të luhet në Tiranë (ora 18:30). Një sfidë e vështirë për bardheblutë, pasi bullgarët nuk kanë asnjë humbje deri më tani në tri takime të luajtura, raporton telesport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test