Clevelandit i mjaftoi çereku i dytë për fitoren e radhës

Basketboll

Clevelandit i mjaftoi çereku i dytë për fitoren e radhës

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 09:21
Cleveland Cavaliers

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Nënkampioni i NBA-së ka shënuar fitoren e radhës për të përforcuar vendin e dytë në renditjen tabelore.

Cleveland Cavaliers kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Memphis Grizzlies me rezultat 116-111.

Tre periudha i takuan mysafirëve, por për Cavs krijuan diferencë prej 14 pikëve në çerekun e dytë dhe kjo ishte e mjaftueshme për triumfin e radhës.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishin LeBron James dhe Kevin Love, ky dyshja realizoi “double-double”. James pati 34 pikë dhe 12 asistime ndërsa Love shpnoi njëzet pikë dhe shtoi 11 kërcime.

Tyreke Evans shkëlqeu te mysafirët me ‘double-double’ me 31 pikë dhe 12 asistime ndërsa marc Gasol shtoi 27 pikë.

Pas kësaj, Cavs kanë bilanc prej 16 fitoreve dhe shtatë humbjeve ndërsa për Grizzlies ishte humbja e 15 kundrejt shtatë fitoreve.

Rezultatet tjera:

Philadelphia 108-103 Detroit

Milwaukee 109-104 Sacramento

Denver 115-100 L.A.Lakers

Portland 116-123 New Orleans

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat