Kosova për një arsye befason gjithë Evropën! Dushku: Ne jemi shumë të emocionuar - Bota Sot
Kosova për një arsye befason gjithë Evropën! Dushku: Ne jemi shumë të emocionuar

Basketboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kosova për një arsye befason gjithë Evropën! Dushku: Ne jemi shumë të emocionuar

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 11:23
basketbollistët e Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka fituar të drejtën për të organizuar Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C (Meshkujt). Kampionati do të mbahet prej 22 deri më 29 korrik të vitit 2018.

Këtë vendim e ka marr Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Munich në fundjavën që e lamë pas.

Për FBK-në, por edhe për vet Kosovën dhe sportin kosovar në përgjithësi kjo është një e arritur e madhe.

FIBA tani pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të dërgoj në vizitë inspektuese zyrtarët e saj për të zhvilluar takime me zyrtarë të FBK-së rreth përgatitjeve për organizimin e Kampionatit.

Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme e FBK-së ka thënë se fakti se FIBA ia ka besuar FBK-së organizimin e një eventi siç është Kampionati Evropian U-18, Divizioni C (Meshkujt) është një shtytje e madhe për Federatën që të punoj edhe më shumë në zhvillimin e gjeneratave të reja, gjë që edhe e ka bërë në katër vitet e fundit.

Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme, FBK, ka thënë: “FBK tash e sa vjet është pjesë e disa projekteve për gjenerata të reja të FIBA-s dhe në të gjitha këto projekte ne jemi treguar të organizuar në çdo aspekt, por në të njëjtën kohë kemi dëshmuar edhe përkushtim shumë të madh në punën me gjenerata të reja. Kjo edhe ka qenë ndër arsyet që FIBA ia ka besuar FBK-së organizimin e një eventi të tillë siç është Kampionati Evropian.

Këtu nuk duhet harruar edhe lobimin që e ka bërë kryetari i FBK-së, Erolld Belegu tek zyrtarët e FIBA-s, pasi puna e tij serioze në krye të Bordit të FBK-së ka qenë një arsye shumë e madhe për FIBA-n për të na besuar këtë organizim.

Ne jemi shumë të emocionuar që vitin e ardhshëm do t’ju sjellim adhuruesve të basketbollit kosovar një Kampionat Evropian në Kosovë dhe në të njëjtën kohë premtojmë se do të punojmë që gjithçka sa i përket organizimit të shkoj në mënyrën më të mirë të duhur.

Pas Përfaqësueses së Kosovës, e cila këtë verë ka zënë vend në mesin e 32 kombëtareve evropiane në kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019”, kjo është një tjetër e arritur e madhe për basketbollin, por edhe sportin kosovar në përgjithësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test