Arritje historike e Kosovës – shënon ngritjen më të madhe në renditjen e FIBA-s - Bota Sot
Arritje historike e Kosovës – shënon ngritjen më të madhe në renditjen e FIBA-s

Basketboll

E hënë, 18 dhjetor 2017

Arritje historike e Kosovës – shënon ngritjen më të madhe në renditjen e FIBA-s

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:05
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me 836 pikë, derisa Spanja është në vendin e dytë.

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka shënuar ngritje prej 10 pikëve në renditjen e re të FIBA-s.

FIBA ka publikuar renditjen e re të skuadrave, ku Kosova është ngritur për 10 pikë.

Në renditjen e re të FIBA-s, Kosova është ngritur me më së shumti pikë, 10, përkundër humbjeve të pësuara në kualifikimet për Botërorin 2019.

Kosova u mposht nga Lituania dhe Hungaria, në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2019 i cili do të luhet në Kinë.

Renditja e re e FIBA-s është përcaktuar nga ndeshjet të cilat 149 skuadrat në renditje i kanë zhvilluar në tetë vitet e fundit – duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese të Botërorit të zhvilluara në nëntor.

Nga këto ndeshje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me 836 pikë, derisa Spanja është në vendin e dytë, kurse top 5-shen e përbëjnë Serbia, Franca e Lituania.

Kosova e cila ka shënuar ngritjen më të madhe me pikë, renditet në pozitën e 86-të, kurse Shqipëria renditet në pozitën e 81-të në listë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test