Prishtina sa afër aq edhe larg kualifikimit në Europe Cup

Basketboll

Prishtina sa afër aq edhe larg kualifikimit në Europe Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:08
Granit Rugova

Sigal Prishtina, kampioni në fuqi i Kosovës, sa është afër aq edhe larg kualifikimit në rrethin tjetër të Europe Cup. Sigal Prishtina mund të kualifikohet në rast se e mund Buyukcekmece-n, por me kusht me humbë Belfius nga Khimik.

Në rast se fiton Belfius, fitorja e Prishtinës nuk do të ketë vlerë ndaj skuadrës turke, në takimin që luhet nesër (19.30) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Basketbollisti Granit Rugova shpreson me lojë të mirë dhe në fitore.

“Nesër është loja e fundit dhe do të japim krejt çka kemi. Do të futem që ta kryejmë këtë edicion faqebardhë. Hyjmë pr fitore dhe shpresoj të jetë sa më e thellë”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”. Prishtina sfidën e parë kishte humbë me 86:59 nga Buyukcekmece. Prishtina është në vend të tretë me 8 pikë, sa ka edhe Belfius në pozitën e dytë, kurse Buyukcekmece është i pari me 9 sosh në grupin G. "Kualifikimi është shumë i vështirë, po ne nuk jemi dorëzuar akoma dhe do të luftojmë deri sekondën e fundit", tha Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat