Tjetër fitore në shtëpi e Bashkimit në Ligën Ballkanike - Bota Sot
Tjetër fitore në shtëpi e Bashkimit në Ligën Ballkanike

Basketboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Tjetër fitore në shtëpi e Bashkimit në Ligën Ballkanike

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 22:36
Skuadra e Bashkimit

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e dytë në “Sezai Surroi” nga dy ndeshjet e zhvilluara në Prizren në kuadër të BIBL dhe ka vazhduar pamposhtshmërinë si vendase.

Portokallezinjtë kanë fituar duelin ndaj Academic Bultexit me rezultat 87-78.

Pas çerekut të parë të barabartë, Bashkimi ka ndezur motorët në çerek të dytë të ndeshjes, kur krijoi epërsi nëntë pikëshe, që doli të jetë vendimtare në fund, pasi që në vazhdim arriti të mbajë epërsinë e krijuar.

Më efikas te Bashkimi ka qenë Daishon Knight që ka shënuar 29 pikë e tetë kërcime në fitore, ndërsa me 19 pikë ka kontribuuar edhe Samir Zekiqi, derisa double-double ka shënuar alo qendra Jamir Hannan me 15 pikë e 13 kërcime.

Te ekipi bullgar më i dalluar ka qenë Isiah Umipig me 18 pikë, ndërsa me 19 të shënuara më efikasi ka qenë Martin Durchev.

Pas kësaj ndeshjeje Bashkimi ka bilanc 2-2, ndërsa Academicu, 2-3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test