Sigal Prishina eliminohet prej FIBA Europe Cup - Bota Sot
Sigal Prishina eliminohet prej FIBA Europe Cup

Basketboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Sigal Prishina eliminohet prej FIBA Europe Cup

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:25
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të ndeshjes së fundit në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit nuk arritën të triumfonin para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Demir Insaat Buyukcekmece me rezultat 84-66.

Vetëm çereku i tretë ishte i barabartë mes këtyre dy skuadrave ndërsa në tre të tjerat ishin më të mirë turqit.

Periudha e parë i takoi mysafirëve që treguan lojë më të bukur dhe në saje të saj krijuan epërsi prej katër pikëve, 21:17.

Çereku i dytë ishte ishte fatal për skuadrën tonë pasi që në pjesën e parë pranuan 49 pikë kundrejt 37 të realizuara.

Basketbollistët e skuadrës turke duke festuar në ndeshjen e parë kundër Sigal Prishtinës

Në dhjetë minutshin e tretë te dyja skuadrat shfaqen lojë të barabartë, ku kjo pjesë e periudhës përfundoi 17:17.

Në çerekun e fundit duket se prishtinasit u dorëzuan pasi që edhe në këtë pjesë mysafirët triumfuan me gjashtë pikë epërsi, 84-66.

Vlen të theksohet se basketbollisti më efikas te vendasit ishte amerikani Antonio Lawrence me 18 pikë ndërsa me 17 sosh te mysafirët u veçua Dwayne Wright.

Pas kësaj, Sigal Prishtina eliminohet prej garave ndërkombëtare ndërsa Demiri dhe Belfiuis Mons kalojnë fazën e grupeve,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test