Gjenerata më e fortë e pasluftës në Kosovë! - Bota Sot
Gjenerata më e fortë e pasluftës në Kosovë!

Basketboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Gjenerata më e fortë e pasluftës në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
KB Universiteti 2003-2004

Sille nga ta sillesh, matesh si ta matesh, në konkurrencën e femrave në basketboll, gjeneratë më të fuqishme të pas luftës nuk ka pasur se KB Universiteti i Prishtinës, sot me emrin Probet Prishtina. Universiteti si i vitit 2003-04, si ai i viteve të 80-ta, mbetet emër që nuk harrohet nga tifozeria.  Në vitin 2003-04, Universiteti zuri vendin e tretë në Trocal League, gati sa u bën edhe kampione në debutimin e saj. Por pas një edicioni u përjashtuan, sepse dikujt nga sllavët i pengoi emri i kësaj skuadre aq shqip dhe që pasqyroi kombin shqiptar! Atëkohë Gospiç Industrogradnja zuri vendin e parë me 38 pikë, pasojnë Shibeniku Jolly JBS 37, Universiteti 35, Croatia me 34 pikë etj. Pjesë e kësaj gjenerate ishin edhe disa shqiptare, si kapitenia e asaj kohe Elvira Dushku, pastaj Doruntina Vuniqi, Teuta Abdullahu, Diellza Shaqiri, Learta Berisha, Arbnore Perçuku, pa e harruar edhe Mirza Alibegajn.

Pasha gjeneratën e vitit 2003-04 të pasluftës në Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test