NBA/ Holiday udhëheq New Orleansin, Minnesotta kalon edhe Dallasin

Basketboll

NBA/ Holiday udhëheq New Orleansin, Minnesotta kalon edhe Dallasin

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:55
NBA

Jrue Holiday dhe Anthony Davies udhëhoqën New Orleansin drejt fitores ndaj Philadelphia 76ers. Pelicansat triumfuan me rezultatin 131-124, duke përmbysur gjithçka në pjesën e fundit, të cilën e fituan 44-29. Holiday shënoi 34 pikë, 5 asiste dhe 4 ribaunde, ndërsa Davies u ndal në kuotën e 29 pikëve, 4 asisteve dhe 8 ribaundeve. Nga ana tjetër, për Philadeplphian më i miri ishte J.J. Redick, që shënoi 28 pikë, 4 asiste dhe 4 ribaunde, por pa mundur të çojë drejt fitores ekipin e tij.

Pasi humbi në momentet e fundit ndaj Chicago Bullsit, New York Knicks u rikthye te fitorja duke mposhtur me rezultatin 111-107 Atlanta Hawks. Ndeshja ishte e ekuilibruar, ndërsa diferencën e bëri basketbollisti letonez e Knicksave, Porzingis, që shënoi 30 pikë, 2 asiste dhe 8 ribaunde dhe çoi te fitorja ekipin e tij.

Minnesotta mori fitoren e dytë radhazi, teksa pasi mposhti Clippersat më 7 dhjetor, këtë herë triumfoi me rezultatin 97-92 ndaj Dallasit. Vendimtar në këtë sfidë ishte Karl-Anthony Towns, që shënoi 28 pikë për Minnesottan, por edhe 4 asiste e 12 ribaunde, duke kompletuar një nga mbrëmjet e tij më të mira dhe udhëhequr ekipin drejt fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat