Javë pa befasi - Bota Sot
Javë pa befasi

Basketboll

E premte, 27 prill 2018

Javë pa befasi

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 16:25
Ilustrim

Bashkimi nga Prizreni ka regjistruar fitore në përballje me Pejën në kuadër të xhiros së XII të IP Superligës së Kosovës në basketboll. Takimi i luajtur në "Karagaçi" ka përfunduar me rezultat 106:64 (31:25, 31:20, 31:10, 13:9).  në të mirë të prizrenasve.

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Hanner Jamir me 37 pikë, 19 kërcime e 4 asistime, Urim Zenelaj me 19 pikë e 4 kërcime dhe Daismon Knight me 15 pikë e 5 asistime. Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Rron Ukaj me 23 pikë e 11 kërcime dhe Edonis Devolli me 21 pikë.

Fitore në kuadër të xhiros së XII të IP Superligës ka realizuar edhe Trepça në ballafaqim me Borean me shifrat 93:82 (24:29, 21:19, 31:16, 17:18).

Koshashënuesit më të mirë te "xehetarët" ishin Mark Williams me 33 pikë e 10 kërcime dhe Juliam Hyden me 30 pikë, 11 kërcime e 6 asistime, ndërsa te Borea më së shumti pikë shënuan Shpend Gashi me 25 sosh, dhe Blend Matoshi që shtoi 24 pikë, derisa ai pati edhe 5 kërcime.

Ndërkohë Sigal Prishtina ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 83:68 (16:18, 24:24, 25:9, 18:17). Granit Rugova ishte më efikasI te bardhekaltrit me 23 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, kurse Martin Wayne ka kontribuar me 18 pikë e 8 kërcime. Te therandasit më të dalluarit ishin Mike Harmon me 22 pikë dhe Altin Morina me 18 pikë e 7 asistime.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së XII në kuadër të IP Superligës së Kosovës fitore ka regjistruar Rahoveci në kryeqytet në përballje me Kerasan Prishtinën me shifrat 84:69 (23:17, 26:20, 21:10, 14:22).

Gazmend Sinani me 21 pikë e 4 kërcime ishte më i miri te ekipi fitues, kurse me lojë të mirë janë dalluar edhe Mustafë Merovci me 16 pikë e 10 kërcime dhe Muhamed Hasani me 14 pikë e 5 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test