Niveli i basketbollit, për keqardhje

Basketboll

Niveli i basketbollit, për keqardhje

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 10:38
Lis Shoshi

Niveli i basketbollit në Kosovë është për keqardhje. Kështu të paktën ka thënë Lis Shoshi, njëri prej basketbollistëve tashmë më të mirë të vendit.

Shoshi në fund të gushtit firmosi me Sigal Prishtinën, me të cilën skuadër tashmë është ndarë. Me t'i ardhur fundi fushatës në Evropë, Prishtinës, klubi dhe basketbollisti e kanë vlerësuar të paarsyeshëm bashkëpunimin e mëtejmë.

Kjo vlerësohet vetëm një prej dëshmive që basketbolli në vend po prek nivele të ulëta. Superliga e Kosovës këtë edicion nuk është tërheqëse për basketbollistë cilësorë të huaj e po ashtu për trajnerë cilësorë të huaj, ndërsa prej saj janë larguar e po largohen edhe basketbollistët më të mirë të vendit.

Klubet po investojnë dukshëm më pak se edicionet e kaluara, dhe tashmë dihet që Prishtina është favorite shumë e madhe për titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat