Ligërues slloveni

Basketboll

Ligërues slloveni

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 10:33
Pamje nga një këshillim i Mark Rodiçit

Ka filluar niveli i dytë i kursit për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kursi po mbahet në sallën e Kolegjit ISPE, që ndodhet në lagjen Marigona, në magjistralen Prishtinë - Ferizaj.

Ligjërues është eksperti i FIBA-s, slloveni Anton Krump, kurse ligjëratat po i ndjekin trajnerët, të cilët vitin e kaluar e kanë kryer me sukses nivelin e parë.

Ky është kursi tetë i organizuar këtë vit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.KOK, bazuar në ciklin olimpik 2017 – 2020, mbështet ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve, ku falë mbështetjes që ka marrë nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, do të organizojë 11 kurse për trajnimin e trajnerëve.

Të njëjtën kohë po vijon edhe kursi bazik për administratorë të sportit, maratona e të cilit do të mbyllet javën e ardhshme me kursin e 14-të, që do të mbahet pikërisht për Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat