Humbja e dytë radhazi për Clevelandin

Basketboll

Humbja e dytë radhazi për Clevelandin

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga ndeshja Cleveland - Sacramento

Humbja e dytë radhazi në NBA për skuadrën e Cleveland, që u mund 109:95 nga Sacramento, në një ndeshje që u fitua me meritë nga ekipi vendës, që korri fitoren e 13-të sezonale.

Një rezultat surprizë, me Vince Carter që bëri diferencën në fushë për Sacramento, autor i 24 pikëve. Për Cavaliers u dallua James me 16 pikë, 10 rebaund e 14 asist, mbështetur edhe nga Love me 23 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në Perëndim dominon skuadra e Golden State, që kryeson renditjen pas fitores 126-101 ndaj Utah Jazz, suksesi i 29-të sezonal për Warriors. Ndeshje e mirë e Durant, që realizoi 21 pikë, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Hood për Jazz.

Fiton edhe Oklahoma, që mposhti 124-107 Toronto, fitorja e 21-të në kampionat për Thunder, që gradualisht po rikuperon në renditje në Perëndim. George realizoi 36 pikë, Westbrook 33 pikë e 13 rebaund, një dyshe që bëri diferencën në parket. Humbet sërish skuadra e Lakers, në një moment jo të mirë në kampionat, pasi dje kalifornianët u mundën 109-99 nga Memphis. Ingram realizoi 23 pikë e Clarkson 22 pikët Lakers, por që mbetën për statistikë, ndërsa për miqtë u dallua Evans me 32 pikë. Fiton skuadra e Boston, që mundi 102-91 Charlotte, dukle ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Sfidë e mirë për Irving, me 21 pikë, mbështetur edhe nga Horford me 20 pikë e 11 rebaund. Chicago, falë 17 pikëve të Dunn, mundi 92-87 New York.

Rezultatet

Charlotte – Boston, 91-102

Indiana – Dallas, 94-98

Atlanta – Washington, 113-99

Chicago – New York, 92-87

Minnesota – Denver, 128-125

New Orleans – Brooklyn, 128-113

Oklahoma – Toronto, 124-107

Sacramento – Cleveland, 109-95

Golden State – Utah Jazz, 126-101

Lakers – Memphis, 99-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat