Boston mposht Houstonin

Basketboll

Boston mposht Houstonin

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja Boston - Houston

Boston konfirmohet si skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, pas fitores “in extremis” ndaj Houston me shifrat 99-98, një ndeshje spektakolare në minutat e fundit. Skuadra e Celtics e dominoi ndeshjen, u shkëput edhe mbi 20 pikë, por në fund rrezikoi ta humbiste atë, pasi minutat e fundit ishin shumë emocionuese, me Houston që tentoi të përmbysë shifrat. Irving realizoi 26 pikë për Boston, mbështetur edhe nga Tatum me 19 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e 10 asist të Harden si dhe 24 pikët e Gordon.

Fiton skuadra e San Antonio, që mundi 119-107 New York, duke korrur fitoren e 26-të sezonale në NBA. Titullarët e Spurs realizuan të gjithë mbi 10 pikë, me Aldridge që ishte më i miri me 25 pikë. Fiton Portland, që mundi 114-110 Philadelphia, ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për vendasit u dalluan McCollumm me 34 pikë e Napier me 23. Orlando, falë 19 pikëve të Payton, mundi 102-89 Detroit, ndërsa Milwaukee triumfoi 102-96 ndaj Minnesota, ndeshje ku u dalluan Bldesoe me 26 pikë e Antetounmkpo me 22 pikë.

Rezultatet

Orlando – Detroit 102:89

Boston – Houston 99:98

Milwaukee – Minnesota 102:96

San Antonio – New York 119:107

Portland – Philadelphia 114:110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat