Cleveland superior për Portlandin

Basketboll

Cleveland superior për Portlandin

Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:46
Pamje nga ndeshja Cleveland -Portland

Cleveland ka triumfuar 127:110 ndaj Portland, duke korrur fitoren e 25-të sezonale në NBA. Një ndeshje e mirë e skuadrës së Cavaliers, që bëri diferencën në periodën e katërt, me James që realizoi 24 pikë, ndërkohë që 61 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Rikthehet Isaiah Thomas, që realizoi 17 pikë. Fiton edhe San Antonio, që mposhti 100:91 New York jashtë fushe, duke konsoliduar pozitat në Perëndim. Një tjetër ndeshje e mirë e Aldridge, autor i 29 pikëve për Spurs, që korri suksesin e 27-të në kampionat.

Skuadra e Clippers, falë 33 pikëve të Lou Williams, mposhti 113:105 Memphis, ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës. Pas një loje dramatike fiton skuadra e Phoenix, që mundi 104:103 Atlantan, sfidë ku diferencën e bënë Booker me 34 pikë dhe Warren, që realizoi 31 pikë. Triumfon edhe Charlotte, që mundi 131:111 Sacramento, ndeshje e dominuar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Batum 21 pikë).

Rezultatet

Cleveland – Portland 127:110

New York – San Antonio 91:100

Phoenix – Atlanta 104:103

Sacramento – Charlotte 111:131

Clippers – Memphis 113:105

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat