Boston Celtics i tregon muskujt Cleveland Cavaliers në sfidën mes pretendentësh në Konferencën e Lindjes. Për fatin e LeBron James me shokë muaji maj është ende larg, sepse, nëse do të ishte faza play off Cavs nuk do t’u bënin dot ballë Cetlics. 102:88 në favor të vendasve u mbyll ky duel në “TD Garden” të Bostonit, ku LeBron James, më i miri për Clevelandin, nuk shkoi më shumë se 19 pikë, ndërsa për Celtics spikati Rozier me 20 pikë.
Golden State Warriors fitoi mes drithërrimash 122:125 në parketin e Dallas Mavericks, falë treshes së famshme Curry-Thompson-Durant, që realizoi në total 82 pikë. Statistikat më të mira i kishte Stephen Curry që i vetëm shënoi 32 pikë, dha 8 asist dhe kontrolloi 5 topa poshtë koshit.
Rezultatet
Washington-New York 121:103
Orlando-Houston 98:116
Philadelphia-San Antonio 112:106
Miami-Detroit 111:104
Brooklyn-Minnesota 98:97
Milwaukee-Indiana 122:101
Chicago-Toronto 115:124
Boston-Cleveland 102:88
Dallas-Golden State 127:130
Utah-New Orleans 98:108
Denver-Phoenix 134:111
L.A. Lakers-Oklahoma City 96:133