Shqiptarja trup-shkurte që dridhi klubet serbe e ish-jugosllave, sot mbush 65 vjet!

Basketboll

Shqiptarja trup-shkurte që dridhi klubet serbe e ish-jugosllave, sot mbush 65 vjet!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:14
Resmije Juniku me numër 12

Resmije Juniku. Emri i saj sot e 45 vjet përmendet nga gjeneratat e vjetra. Ikona e basketbollit e Kosovës,  ka qenë e tmerrshme për ekipet serbe dhe ish-jugosllave. Ajo sot mbush 65 vjet! Ish basketbollistja e mirënjohur e Universitetit  të Prishtinës, e cila në një ndeshjet të rangut federativ edhe pse me gjatësi 162 centimetra, kishte shënuar 10 treshe, që kishte shkaktuar sensacion në të gjitha anët e shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia.

Image

Resmija, hapat e para kishte nisur në drejtimin e trajnerit Enver Shasivari. Ajo si maturante merr ftesë nga klubi më i suksesshëm shqiptar, Universiteti i Prishtinës, në vitin 1973, kur edhe vesh fanellën saj, në vitin 1977 për herë të parë janë pjesë e Ligës së Parë Federative të RSFJ-së. Resmija shquhej me lojë brilante dhe sot e asaj dite përmendet me shumë krenari. Një xhevahire e papërsëritshme e lojës së basketbollit.

Image

Shpirti i Universitetit së bashku me Xhemile Berishën, Xhevahire Mustafën, Shemsije Stubllën, Serbeze Perani, Lumnije Gjoshi, Luljeta Duraku, Jelica Komnenoviq etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat