Berisha, MVP i xhiros së 10-të në Champions

Basketboll

Berisha, MVP i xhiros së 10-të në Champions

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:57
Dardan Berisha

Kapiteni i kombëtares së Kosovës në basketboll, Dardan Berisha është shpallur MVP i xhiros së dhjetë në Basketball Champions League. Një gjë e tillë është bërë e ditur të premten nga faqja zyrtare e Champions League. Berisha ishte më i dalluari me 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime në fitoren e ekipit të tij, Basketball Nymburk (Çeki) të shënuar në mesjavë kundër Telekom Baskets Bonn (Gjermani) me rezultat 106:98. Berisha të enjten kishte zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros së dhjetë në Basketball Champions League.  Ndeshjen e radhës në kuadër të Championsit, Berisha me skuadrën e tij do ta zhvilloj më 16 janar kundër Beshiktashit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat