Golden States nuk ka të ndalur, Cleveland pëson humbjen e tetë në 11 ndeshjet e fundit

Basketboll

Golden States nuk ka të ndalur, Cleveland pëson humbjen e tetë në 11 ndeshjet e fundit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 09:16
Golden States

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni aktual i NBA-s, Golden State Warriors ka shënuar fitoren e radhës për të përforcuar kreun e tabelës së Konferencës Perëndimore.

Luftëtarët kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Milwaukee Bucks me rezultat 108-94.

Gjatë gjithë ndeshjes pothuajse dominuan mysafirët, ku vetëm në periudhën e tretë vendasit ishin më të mirë.

Kevin Durant dhe Draymond Greeen ishin basketbollistët më efikas te Warriors. I pari arriti të realizoj 26 pikë ndërsa i dyti realizoi “double-double” me 21 pikë dhe dhjetë kërcime.

Në anën tjetër, më i miri në parket ishin Giannis Antetokounmpo me 23 pikë dhe Eric Bledsoi me dy pikë më pak, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej34 fitoreve dhe nëntë humbjeve ndërsa për Bucks kjo ishte humbja e 19 kundrejt 22 fitoreve.

Theksojmë se në ndeshjen e ardhshme Warriors do të takohet me Toronto Raptors ndërsa Bucks do të ballafaqohen me Miami Heat.

Cleveland Cavaliers përjetoi humbjen e tetë në 11 ndeshjet e fundit ndërsa skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes gjatë tre sezoneve të fundit janë mposhtur edhe nga Indiana Pacers me rezultat 97:95.

Cavs kishin epërsi prej 22 pikëve gjatë periudhës së parë, por Pacers bëri një seri fantastike prej 22:0 dhe përfundimisht mundën ekipin nga Ohio për herë të tretë.

Pacersat drejt  triumfit i udhëhoqi Darren Colison me 22 pikë, tre më pak i shtoi Victor Oladipo, ndërsa Lens Stivenson realizoi “double-double” prej 16 pikëve me 11 kërcimeve.

Clevelandit nuk e ndihmoi as paraqitje e mirë e LeBron James, i cili shumë afër të realizonte me “triple-double”. “Mbreti” shënoi 27 pikë, 11 asistime, tetë kërcime dhe pati tre topa të vjedhur.

Cavaliers pas kësaj kanë bilanc prej 26 triumfeve dhe 16 pësime ndërsa Indianën kjo ishte fitorja e 22 kundrejt njëzet humbjeve.

Rezultatet tjera:

Charlotte – Utah 99:88

Washington – Orlando 125:119

Atlanta – Brooklyn 105:110

Minnesota – New York 118:108

New Orleans – Portland 119:113

Denver – Memphis 87:78

Phoenix – Houston 95: 112

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat