E nisin me fitore

Basketboll

E nisin me fitore

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:52
Edmond Azemi

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga Theranda të shtunën ka shënuar fitore në kryeqytet në përballje me Kerasan Prishtinën me rezultat 115:95 (31:31, 25:22, 26:16, 33:26).

Më i merituari për triumfin e Golden Eagle Yllit ishte Arif Mehmetaj me 24 pikë e 15 kërcime, derisa Dragan Sekelja ka shtuar 20 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, kurse Artin Gashi ka shënuar 15 pikë e 5 kërcime dhe Leonard Mekaj e ka përfunduar takimin me 14 pikë e 9 asistime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Ujkani me 24 pikë, 9 kërcime e 3 asistime, Kujtim Sadiku me 19 pikë e 4 kërcime, Rinor Mehmeti me 16 pikë, 5 kërcime e 6 asistime dhe Kreshnik Muçolli me 14 pikë e 3 asistime.

Ndërkohë edhe Sigal Prishtina të shtunën ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së XV në IP Superligën e Kosovës, duke e mposhtur ekipin nga Prizreni, Bashkimin me shifrat 81:73 (19:12, 13:19, 28:15, 21:27).

Më të dalluarit te skuadra e udhëhequr nga Andin Rashica ishin Fisnik Rugova me 21 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, Edmond Azemi me 20 pikë, 3 kërcime e 4 asistime dhe Alban Veseli me 11 pikë, 6 kërcime e 6 asistime.

Te Bashkimi më efikasit ishin Mikaile Tmusic me 27 pikë, Aaron Moss me 19 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Urim Zenelaj me 11 pikë e 10 kërcime.

Duhet theksuar se të dielën Trepça është nikoqire e Pejës, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:00, kurse të hënën në program është dueli në mes Borea-s dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi” të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat