Fitore e zorshme e Trepçës

Basketboll

Fitore e zorshme e Trepçës

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:18
KB Trepça

Trepça ka shënuar fitore ndaj Pejës të dielën në palestrën "Minatori" në Mitrovicë me rezultat 87:83 (22:21, 23:20, 24:27, 18:15) në kuadër të xhiros së XV të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Koshashënuesit më të mirë te skuadra mitrovicase ishin Agon Selmani me 22 pikë, Jordan Reed me 21 pikë, derisa ai pati edhe 7 kërcime dhe Samir Zekiqi me 20 pikë, 6 kërcime e 4 asistime. 

Në anën tjetër te Peja më efikasit ishin Rron Grapci me 24 pikë e 8 kërcime, Beq Kovaqi me 20 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, Edonis Devolli me 19 pikë dhe Rron Ukaj me 14 pikë e 6 kërcime.

Të hënën në program është dueli në mes Borea-s dhe Rahovecit me fillim nga ora 19:30 në “Karagaçi” të Pejës, me të cilin edhe do të përmbyllet xhiroja e XV në IP Superligën e Kosovës.

Duhet theksuar se fitore në kuadër të kësaj xhiroje kanë regjistruar Sigal Prishtina ndaj Bashkimit dhe Golden Eagle Ylli ndaj Kerasan Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat