Basketbollisti serb grushtohet në sytë e Sadikut

Basketboll

Basketbollisti serb grushtohet në sytë e Sadikut

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:06
Pamje nga rrahja

Sfidat në NBA kanë filluar të bëhen mjaft të tensionuara. Mbrëmjen e djeshme, në përballjen mes Minesota Timberwolves dhe Orlando Magic situata ka dalë nga kontrolli dhe 2 basketbollistët janë përleshur me njeri-tjetrin.

Aron Aflao shtyu dhe goditi me grusht basketbollistin serb Nemanja Bjelica. Menjëherë ndërhynë bashklojtarët dhe gjyqtarët, e këta të fundit i përjashtuan të dy lojtarët e përfshirë në këtë incident.

Si për ironi të fatit, në pallatin e sportit, prezent për të ndjekur ndeshjen ishte dhe sulmuesi i Kombëtares Amando Sadiku, i cili ndodhet me skuadrën e Legias së Varshavës në Florida për të kryer fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat