FBK do të vazhdoj me organizimin e kampeve

Basketboll

FBK do të vazhdoj me organizimin e kampeve

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:45
Ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit të Prishtinës që të shtunën (20.01.2018) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet do të organizojë Kampin e basketbollit për grupmoshat 2004/05 dhe 2006/07 në të dyja konkurrencat.

Grupmosha 2004/05 (meshkuj/femra) do të mbajë stërvitjen të shtunën nga ora 11:00 deri në 12:30, ndërsa grupmosha 2006/07 (meshkuj/femra) prej orës 12:30 deri në 15:00. Fëmijët duhet të jenë të pranishëm në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë me trajnerët e ekipeve/shkollave të basketbollit prej nga vijnë.

Kampi do të udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur i Kosovës, Ibrahim Karabeg, ndërsa do t’i asistojnë këta trajnerë: Dritëro Sefaja, Petrit Zeqiri, Edon Godeni, Ilir Selmani, Ismet Ferati, Albert Sylejmani, Lorik Kllokoqi, Gyltekim Selimi, Resime Braha, Artina Hasani, Korab Maloku, Arbnore Perquku, Driton Puka, Fidan Shatri, Fikret Shatri dhe Gentiana Ismaili.

Pas kampit në Prishtinë, FBK do të vazhdoj me organizimin e kampeve në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës.

Ky kamp organizohet me qëllim të evidentimit të talenteve nëpër të gjithë Kosovën dhe me qëllim të përgatitjes sa më mirë të gjeneratave të reja për Përfaqësueset e Kosovës në të dyja konkurrencat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat