Kush e organizon Kupën e Kosovës? - Bota Sot
Kush e organizon Kupën e Kosovës?

Basketboll

E diel, 25 shkurt 2018

Kush e organizon Kupën e Kosovës?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 15:14
Ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të enjten ka marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës të organizohet në Therandë nga klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli.

Në konkursin e  hapur nga FBK prej 29 dhjetor 2017 deri më 9 janar 2018 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kanë konkurruar KB Sigal Prishtina dhe KB Golden Eagle Ylli për të qenë organizatore të këtij eventi.

Ndërkaq KB Golden Eagle Ylli i ka plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars.

Më 28 dhe 1 mars do të luhen ndeshjet çerekfinale, kurse më 2 mars ato gjysmëfinale, si dhe finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 4 mars.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test