Konjusha: Prishtina ka ekipin më të re se Penza! - Bota Sot
Konjusha: Prishtina ka ekipin më të re se Penza!

Basketboll

E enjte, 22 shkurt 2018

Konjusha: Prishtina ka ekipin më të re se Penza!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 19:13
KB ProBet Prishtina

Dy ekipe janë në garë të fortë në luftë për titullin e kampionit në basketboll, në konkurrencën e femrave.  Probet Prishtina dhe Penza nga Peja, dy skuadra që janë krye të renditjes me nga 17 pikë (8 fitore e 1 humbje), por kryeqytetaset janë të parat shkaku i pikëshënimit më të mirë. Pavarësisht kësaj, gjithçka do të vendoset në pjesën e dytë të kampionatit respektivisht në garat e play-off-it, se cila do të fitojë titullin e kampionit.

Prishtina synon rikthimin e titullit në kryeqytet, ndërsa Penza ta mbrojë atë. Pa dyshim se do të jetë luftë e madhe mes këtyre ekipeve për titullin e kampionit. Basketbollistja e Prishtinës, Irma Konjusha, është optimiste dhe sipas saj, do të arrijnë qëllimin, duke u bazuar në fondin e lojtareve të reja.

“Atmosfera (si për fillim në përgatitje) është shumë e mirë dhe shpresoj që do të vazhdojë edhe më mirë. Sa i përket kushteve, jemi njëjtë si në sezonin e kaluar, domethënë me sponsorin tonë kryesorë: ProBet”, thotë Konjusha për gazetën kombëtare “Bota sot”. Synimi i vashave kryeqytetase është që ta rrisin nivelin e lojës dhe të jenë shumë të forta për rivalen në luftë për titull.  “Prishtina synon të luaj më mirë se stinorin e kaluar dhe të përfundoj në vendin e parë. Besoj e shpresoj se do të arrijmë këtë qëllim”, thotë ajo.

A jeni në presion të Penzës? “Nuk jemi në presion të askujt, nëse e luajmë lojën tonë më mirë se sezonin e kaluar, do të jemi të parët.  Duhet të punojmë më shumë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test