Houston-Miami, një përballje emocionuese - Bota Sot
Houston-Miami, një përballje emocionuese

Basketboll

E shtunë, 26 maj 2018

Houston-Miami, një përballje emocionuese

Më: 23 janar 2018 Në ora: 11:00
Pamje nga ndeshja Houston-Miami

Houston ka fituar me rezultat 99:90 ndaj Miami në ndeshjen e radhës në NBA, një përballje që ka qenë mjaft emocionuese dhe me rivalitet, vendosur në sekondat e fundit në favor të ekipit teksan. Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Whitesides për miqtë. Pas dy kohëve shtesë fiton New Orleans, që mundi 132:128 Chicago, një ndeshje spektakolare dhe me rivalitet. Cousins realizoi 44 pikë e 10 asistime, duke zhvilluar një ndeshje fantastike, mbështetur edhe nga Davis me 34 pikë. Në fund fiton edhe Memphis, që doli fitues nga përballja me Philadelphia me shifrat 105:101. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës vendase, Marc Gasol me 19 pikë.

Minnesota fitoi 126:118 në fushën e Clippers, ndeshje shumë e bukur dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Edhe pse Griffin realizoi 36 pikë 12 rebaund e 12 asist, ato mbetën për statistikë, ndërsa për Minnesotën u dalluan Wiggins me 40 pikë e Teague me 30. Atlanta mposhti 104:90 ndaj Utah Jazz, me Schroder që realizoi 20 pikë, duke qenë më i miri në parket. Në sekondat e fundit triumfon edhe Denver, që mposhti 104:101 Portland, ndeshje e hapur deri në fund. Murray me 38 pikë bëri diferencën në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Lillard për miqtë. Fiton edhe Charlotte, që mundi 112:107 Sacramento, ndeshje ku u dallua Walker me 26 pikë, ndërsa Milwaukee fitoi 109:105 ndaj Phoenix falë 67 pikëve të dyshes Middleton-Brogdon.

Rezultatet

Charlotte-Sacramento 112:107

Atlanta-Utah Jazz 104:90

Houston-Miami 99:90

Memphis-Philadelphia 105:101

Milwaukee-Phoenix 109:105

New Orleans-Chicago 132:128

Dallas-Washington 98:75

Denver-Portland 104:101

LA Clippers – Minnesota 118:126

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test