Hajzeri: Kemi pritur rezultate më të mira - Bota Sot
Hajzeri: Kemi pritur rezultate më të mira

Basketboll

E shtunë, 26 maj 2018

Hajzeri: Kemi pritur rezultate më të mira

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2018 Në ora: 18:58
Sami Hajzeri

Në Superligën e Kosovës në krahasim me vitet e kaluara, sivjet do të jetë më ndryshe, për faktin se edhe skuadra me renome Peja është e rrezikuar që të bjerë në fund të renditjes. Peja është në vend të gjashtë me 21 pikë, por ka një ndeshje e katër pikë më shumë se rivali i qytetit, Borea, kjo e fundit e mban vendin e fundit (i 8-ti). Borea shpreson se do t’i ikë fundit të renditjes, e cila skuadër ka tri pikë me pak se i parafundit në renditje, Kerasan Prishtina. 

Basketbollisti Sami Hajzeri, që luan në pozitën e qendrës, deklaroi se, Borea do të arrijë qëllimin e saj, t’i shmanget fundit të renditjes. “Kemi pritur rezultate më të mira, por edhe fat nuk kemi pasur. Shpresojmë në pjesë të dytë të kampionatit me pasur më shumë fat”, thotë Hajzeri për gazetën kombëtare “Bota sot”. Borea nga 15 ndeshjet e zhvilluara deri me tash ka 2 fitore e 13 humbje, një bilanc i keq, por janë optimistë se në vazhdim të kampionatit do të kenë rezultate shumë më të mira.

A shpresoni se Borea do t'i shmanget fundit, ku i keni shpresat me shumë? “Mendojmë se po, punojmë me u ngritur sa më lartë në tabelë dhe me ju shmang fundit”, përgjigjet qendra e Borea-s. Basketbollisti thotë se nuk është gjithaq i kënaqur me kushtet në ekipin e tij: “Me kushtet për momentin në Kosovë dhe në klub nuk jemi edhe shumë të kënaqur, por shpresojmë në ditë të mira. Duhet punë edhe më e madhe për të qenë më të kënaqur”, thotë ai. Çfarë i mungon Borea-s?

“Na ka munguar pozita e qendrës, tash na kanë ardhur një përforcim dhe shpresojmë me u komponuar sa më shpejt. Po ashtu edhe në pozitën 3 pritet të vij edhe një amerikan me ngjyrë dhe të na bënë edhe më të fortë”, thotë Hajzeri. Megjithatë, ai vëmendjen e ka të takimi i radhës dhe ndaj skuadrës së Pejës, e cila...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test