I zhgënjyer - Bota Sot
I zhgënjyer

Basketboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

I zhgënjyer

Më: 23 janar 2018 Në ora: 19:04
LeBron James

LeBron James vijon të jetë i zhgënjyer nga paraqitja sezonale e skuadrës së Cleveland Cavaliers, që aktuaklisht ndodhet në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Sipas yllit të Cavaliers, kjo situatë nuk është aspak e mirë dhe se ekipi rrezikon të bëjë një paraqitje të dobët edhe në fazën e play off-it. “Nuk duhet të mendojmë për play off-in tani, sidomos duke parë lojën tonë. Nëse luajmë kështu edhe pas 3 muajsh, atëherë do të eliminohemi që në ndeshjet e para. Por nuk dua të mendoj për këtë fazë tani, pasi ka ende shumë ndeshje deri në fund të sezonit të rregullt”, tha James.

Më tej, ylli i Cavaliers tha: “Nuk po luajmë mirë, sidomos në mbrojtje. Nga Oklahoma pësuam 148 pikë, gjë që nuk më kishte ndodhur më parë në karrierën time. Madje as kur luaj me kompjuter. Kështu nuk mund të shkojmë askund, duhet reagim dhe të zgjodhen të gjithë. Duhet të gjejmë rrugën e duhur për të dalë nga kriza dhe të mos luajmë me hope, por të tregojmë se jemi një ekip pretendent për titull në NBA. Unë kam besim se gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës”, deklaroi LeBron James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test