ProBet Prishtina, turne ndërkombëtar më 13 e 14 shkurt - Bota Sot
ProBet Prishtina, turne ndërkombëtar më 13 e 14 shkurt

Basketboll

E enjte, 24 maj 2018

ProBet Prishtina, turne ndërkombëtar më 13 e 14 shkurt

Më: 24 janar 2018 Në ora: 18:22
Turne

Përveç skuadrës kryeqytetase do të marrin pjesë edhe KB Tirana nga Shqipëria dhe Mersin Toroslar Beledive e Canik Belediyesi Samsun nga Turqia

Klubi i Basketbollit të Femrave, ProBet Prishtina do të organizojë turne ndërkombëtar me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Turneu do të zhvillohet më 13 e 14 shkurt, në Palestrën e Rinës dhe Sportit, në Prishtinë, ndërsa përveç skuadrës kryeqytetase do të marrin pjesë edhe KB Tirana nga Shqipëria dhe Mersin Toroslar Beledive e Canik Belediyesi Samsun nga Turqia.

Trajneri i ProBet Prishtinës, Fidan Shatri, pret që skuadra e tij të tregojë lojëra të mira, por që gjithsesi rëndësi të veçantë ka fakti se basketbollistet tona do të fitojnë një përvojë të mirë. “Klubi ynë, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, do të organizojmë turne  ndërkombëtar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Do të jetë një mundësi e mirë për basketbollistet tona të shohin nivelin në të cilin gjendemi dhe njëkohësisht të fitojnë përvojë të re, që është shumë e rëndësishme. Presim të tregojmë lojëra të mira e po ashtu besoj se edhe organizimi i përgjithshëm do të jetë në nivelin e duhur”, ka thënë Shatri, duke theksuar se skuadra do të vazhdojë të përgatitet me qëllim të paraqitjes sa më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test