Rahoveci i drejtohet FIBA-s për racizëm - Bota Sot
Rahoveci i drejtohet FIBA-s për racizëm

Basketboll

E diel, 20 maj 2018

Rahoveci i drejtohet FIBA-s për racizëm

Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:17
KB Rahoveci

Bordi i klubit të basketbollit Rahoveci, vazhdon të kundërshtoi vendimin e FBK-së, përkitazi me dënimin minimal që i është dhënë skuadrës së KB Golden Eagel Ylli, pas veprimeve raciste të tifozëve të tyre.
Meqë FBK ka minimizuar rastin dhe po tenton që të mos e bëjë fare të madhe këtë çështje, bordi i KB Rahovecit ka nisur të kërkoi rrugë tjera ligjore për të cilat duhet të meren masat.
Me këtë rast ne jemi duke përgaditur një dosje të cilën do ta dërgojmë në FIBA e cila ka autoritet që të meret me këtë çështje edhe pse FBK ka pasur predispozita që ta bëjë një gjë të tillë. Bordi i KB Rahoveci po ashtu ka vendosur që të jetë pjesë edhe më tutje e garave për shkakun e vetëm që mos të rrezikoj përjashtimin dhe humbjen e gjithë asaj që është ndertuar deri më tash. Fatkeqësisht ka individ që e dëshirojnë një gjë të tillë. Me këtë rast duam të ju njoftojmë se skuadra jonë ndeshjen e ardhshme e zhvillon të shtunën në Gjakovë nga ora 17:00 dhe takohet me Bashkimin, thuhet nga KB Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test