Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit - Bota Sot
Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit

Basketboll

E enjte, 16 gusht 2018

Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:32
Ilustrim

Me përballjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës që do të zhvillohet të premten në kryeqytet me fillim nga ora 19:00 do të nis xhiroja e XVII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkaq të shtunën në program janë tri takimet e tjera të kësaj xhiroje, ku në Gjakovë në palestrën "Shani Nushi", Rahoveci e pret Bashkimin me fillim nga ora 17:00, kurse në Mitrovicë, Trepça është nikoqire e Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo që do të luhet duke filluar nga ora 17:30, si dhe në ora 19:00 në "Karagaçi", Borea e pret Pejën.

Duhet theksuar se të tri duelet e së shtunës pritet të sjellin rivalitet në parket, duke marr parasysh faktin se për nga cilësia këto skuadra tashmë janë të përafërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test