Curry 49 pikë, Golden State fiton duelin e kryesuesve ndaj Boston

Basketboll

Curry 49 pikë, Golden State fiton duelin e kryesuesve ndaj Boston

Më: 28 janar 2018 Në ora: 10:51
Golden State – Boston

Golden State ka treguar forcën në përballjen ndaj Boston, duke fituar 109-105, ndeshje që vuri përballë njëra-tjetrës dy ekipet më të mira në NBA, kryesyeset e Konferencave përkatëse. Warriors korrën fitoren e 41-të sezonale, në një ndeshje me dy pamje, më e mirë për Celtics në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e vendase.

Cyephen Curry realizoi 49 pikë, më i miri në fushë për Golden State, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Irving për Boston, që pësoi humbjen e 16-të në kampionat. Fiton Oklahoma, që mposhti 121-108 Detroit, takim i dominuar nga miqtë, që triumfuan falë Westbrook, autor i 31 pikëve, 11 rebaund e 13 asist.

Fitore në sekondat e fundit korri Denver, që mundi 91-89 Dallas, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Jokic realizoi 11 pikë, 16 rebaund e 11 asist, por më i miri për vendasit ishte Harris me 24 pikë, ndërsa për Dallas nuk mjaftuan 22 pikër e Barnes për të evituar humbjen.

Fiton edhe Miami, që mundi 95-91 Charlotte, një tjetër ndeshje me dramacitet në minutat e fundit. Richardson me 19 pikë e Ellingron me 17 u dalluan për Miami, ndërsa 30 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë. Fitore të lehtë korri Washington, që mundi 129-104 Atlantën, sfidë ku u dallua Morris me 23 pikë, ndërsa Minnesota mposhti 111-97 Brooklyn falë 21 pikëve të Wiggins.

Rezultatet e sotme

Detroit – Oklahoma, 108-121

Indiana – Orlando, 114-112

Atlanta – Washington, 104-129

Miami – Charlotte, 95-91

Golden State – Boston, 109-105

Denver – Dallas, 91-89

Minnesota – Brooklyn, 111-97

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat