Golden pësoi humbje nga Trepça

Basketboll

Golden pësoi humbje nga Trepça

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:31
Lojtarët e Trepçës

Basketbollistët e Trepçës ishin më të mirë se ata të Golden Eagle Yllit në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në palestrën "Minatori" në Mitrovicë.

Ndeshja e luajtur në prani të rreth 2000 shikuesve ka përfunduar me shifrat 67:56 (11:16, 22:11, 16:17, 18:12) dhe i ka takuar xhiros së XVII në IP Superligën e Kosovës.

Ndeshja ishte mjaft interesante prej fillimit e deri në fund, dhe këtë e dëshmon më së miri edhe rezultati në çdo pjesë të lojës, por që në fund falë edhe përkrahjes së tifozëve të tyre të flaktë “Torcida”, nikoqirët ia dolën ta regjistrojnë fitoren e gjashtë radhazi në IP Superligë.

Më të merituarit për triumfin e Trepçës ishin Jordan Reed me 19 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, Besnik Azemi me 13 pikë e 4 kërcime, Malik London me 10 pikë e 14 kërcimeMi dhe Valdrin Haxhiu e Burim Zekiqi secili me nga 8 pikë.

Te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Artin Gashi me 20 pikë e 14 kërcime dhe Michel Harmon me 20 pikë. 

Duhet theksuar se ndeshja është ndërprerë për rreth 20 minuta dhe kjo ka ndodhur në fillim të çerekut të fundit për shkak të hedhjes së gjësendeve në parket nga ana e publikut. Ndeshja ka filluar me zmbrapsjen e publikut nga ana prej edhe nga kanë ardhur gjuajtjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat