Kurshumlija, vëzhgues në ndeshjen e FIBA Europe Cup

Basketboll

Kurshumlija, vëzhgues në ndeshjen e FIBA Europe Cup

Më: 29 janar 2018 Në ora: 17:09
Faton Kurshumlija

Faton Kurshumlija nga Kosova më 31 janar 2018 do të jetë vëzhgues në ndeshjen e FIBA Europe Cup ndërmjet Mornar-it (Mali i Zi) dhe Bakken Bears Aarhus (Danimarkë) që do të zhvillohet më 31 janar në Bari.

Kjo ndeshje i takon 1/8 së finales së FIBA Europe Cup, derisa drejtësinë do ta ndajnë Tomislav Vovk (Kroaci), Serkan Emlek (Turqi), Chrisosiomos Schinas (Greqi).

Ndërkaq pas kësaj ndeshje Kurshumlija do të jetë vëzhgues në një tjetër ndeshje të nivelit të lartë të FIBA-s, atë të kualifikimeve për FIBA Women's Eurobasket 2019 që do të zhvillohet më 14 shkurt në Celje të Sllovenisë ndërmjet Sllovenisë dhe Rumanisë.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Nikola Perlic (Kroaci), Ernad Karovic (Bosnje e Herecegovinë) dhe Anton Makhlin (Rusi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat