Bashkimi fiton takimin dramatik

Basketboll

Bashkimi fiton takimin dramatik

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:58
Pamje nga ndeshja

Kryendeshja e xhiros së XVIII e IP Superligës së Kosovës e luajtur të dielën në palestrën "13 Qershori" në Therandë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit në prani të 2000 shikuesve ka përfunduar në favor të mysafirëve me rezultat 88:82 (16:17, 20:22, 32:21, 20:22).

Ndeshja ishte mjaft dramatike, përveç çerekut të tretë në të cilin dominuan portokallinjtë, derisa në dhjetëminutëshin e fundit sërish u kthye në skenë dramaticiteti për të vazhduar deri çastet e fundit të ndeshjes, kur edhe Bashkimi arriti të regjistroj fitore mjaft të rëndësishme në udhëtimin në Therandë.

Më të merituarit për triumfin e prizrenasve ishin Mikaile Tmusic me 20 pikë, 3 kërcime e 5 asistime, Edmond Kryeziu me 17 pikë, Aaron Moss me 14 pikë, 17 kërcime e 6 asistime, Vincent Zollo me 13 pikë e 9 kërcime, Altin Morina me 12 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.

Te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Michael Harmon me 33 pikë, 4 kërcime e 5 asistime, Artin Gashi me 14 pikë e 7 kërcime dhe Leonard Mekaj me 12 pikë, 3 kërcime e 7 asistime.

Duhet theksuar se fitore në kuadër të xhiros së XVIII të IP Superligës së Kosovës kanë regjistruar edhe Sigal Prishtina në ballafaqim me Trepçën, në derbin tjetër të kësaj fundjave që është luajtur në prani të 2000 shikuesve, më pas Borea ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës dhe Rahoveci kundër Pejës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat