Nesër tregohen detajet e Final 8 të Kupës së Kosovës

Basketboll

Nesër tregohen detajet e Final 8 të Kupës së Kosovës

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 19:28
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të martën (06.02.2018) me fillim nga ora 12:00 në zyre të saj organizon konferencë për media.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference është nënshkrimi i kontratës me KB Golden Eagle Ylli, organizator i Final 8 të Kupës së Kosovës dhe shpalosja e detajeve rreth këtij organizimi.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet prej 28 shkurt deri më 4 mars në Therandë, ndërsa në ditën e finaleve në të dyja konkurrencat do të organizohet edhe Kuvendi i Punës së FBK-së.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat