Publikohen emrat e lojtarëve të Kosovës për në Stamboll

Basketboll

Publikohen emrat e lojtarëve të Kosovës për në Stamboll

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 12:40
Pamje nga një ndeshje

Kryetrajneri Ibrahim Karabeg dhe trajnerët, Lorik Kllokoqi e Gyltekin Selimi e kanë publikuar listën me 11 lojtarë të Kosova U-15/16 që do të udhëtojnë për në Stamboll të Turqisë prej 12 deri më 16 shkurt.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kosova U-15/16 do të zhvillojë disa ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme turke. 

Turneu në Stamboll, organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është udhëheqëse e projektit të FIBA Evropës për zhvillim të gjeneratave të reja, në të cilin marr pjesë edhe Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, ndërsa tani radha është e pjesëmarrjes së Kosovës në turneun në Stamboll, ku basketbollistët tanë do të kenë rastin t’i matin forcat me lojtarë të skuadrave turke me renome.

Aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohet në Prishtinë në muajin prill, ku Kosova është nikoqire e turneut, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit.

Lista e Kosova U-15/16: 
1. Don Polloshka 
2. Albin Berisha 
3. Fisnik Kraki 
4. Blend Mehana 
5. Drilon Shala 
6. Bledar Thaqi 
7. Shpat Mustafa 
8. Adrian Kika 
9. Enis Morina 
10. Renat Berisha 
11. Dion Sheqiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat