Oklahoma befasoi

Basketboll

Oklahoma befasoi

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 14:42
Pamje nga ndeshja

Një fitore e papritur, por gjithashtu shumë e bukur për Oklahoma City Thunder që bëri befasinë e mbrëmjes në NBA.

Pak kush do ta priste një ekip aq të motivuar, ashtu siç ishte ai i Thunder në Oracle Arena, duke kaluar ndaj kampionëve me një epërsi prej 20 pikësh, 125:105.

Koshashënuesi më i mirë i mbrëmjes ishte Paul Georgeqë realizoi 38 pikë. Por ndihmë të madhe në këtë triumf dha edhe  Rusell Westbrook që shkëlqeu me 34 pikë të tjera, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër as 54 pikët në total të Kevin Durant e Stephen Curry nuk kryen punë për të shmangur humbjen. Durant shënoi 33 pikë kurse Curry shtoi 21.

Kriza e thellë e Cleveland Cavaliers vazhdon, pasi këtë herë Cavs u mposhtën nga Orlando Magic në Florida, me rezultat 98:116.

Jonathan Simmons me 34 pikë shkëlqeu për skuadrën e Magic, kurse LeBron James ndonëse realizoi 25 pikë, nuk pati ndihmën e bashkëlojtarëve për të bërë diçka më tepër në këtë takim.

Më mirë nuk kalon as Boston Celtics, që në duelin mes skuadrave që kryesojnë në Konferencën e Lindjes u mund nga Toronto Raports.

111:91 ishte rezultati që prodhoi sfida e Air Canada Center në favor të vendasve me Kyle Lowry me 23 pikë ishte më i miri për skuadrën kanadeze.

Fitore e Houston Rockets ndaj Brooklyn Nets, me rezultat 123:113, në një ndeshje ku u dalluam James Harden me 36 pikë dhe Chris Paul me 25. Rockets janë rivalë të mëdhenj të Warriors në garën për vendin e parë të Konferencës së Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat