Bashkimi sërish mbetet pa trajner, largohet Koukoulekidis

Basketboll

Bashkimi sërish mbetet pa trajner, largohet Koukoulekidis

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:29
Stratos Koukoulekidis

Pas gjashtë ndeshjeve në krye të Bashkimit, trajneri grek Stratos Koukoulekidis është larguar nga klubi prizrenas.

Koukoulekidis e ka lënë klubin të martën, një ditë para ndeshjes ndaj Ibarit të Rozhajës, që zhvillohet në kuadër të Ligës Ballkanike. 

Largimin e trajnerit grek e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e klubit, të cilët kanë njoftuar se ekipin ndaj Ibarit do ta udhëheqë asistenti Illmen Bajra.

Koukoulekidis është trajneri i tretë që largohet nga Bashkimi gjatë këtij edicioni, pas Fotis Takianos dhe Petar Miloviqit.

Koukoulekidis te Bashkimi erdhi muajin e shkuar dhe e udhëhoqi ekipin në katër duele të IP Superligës së Kosovës në basketboll dhe dy të Ligës Ballkanike, duke regjistruar në total katër fitore e dy humbje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat