Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin - Bota Sot
Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin

Basketboll

E premte, 17 gusht 2018

Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Ilustrim

Xhiroja e XIX në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të sjell tri derbi. Të gjitha takimet do të luhen ditën e shtunë. 

Rahoveci e pret Kerasan Prishtinën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë me fillim nga ora 16:00, kurse Borea është nikoqire e Trepçës në “Karagaçi”, ndeshje kjo që do të zhvillohet duke filluar nga ora 16:30, derisa Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Yllin në një tjetër duel interesant të kësaj xhiroje. Ballafaqimi ndërmjet bardhekaltërve dhe ekipit nga Suhareka do të luhet në ora 19:00.

Në të njëjtin termin në Prizren, Bashkimi është nikoqir i Pejës, ndeshje kjo në të cilën pritet që të dominojnë portokallinjtë, duke marr parasysh faktin se verdhezinjtë janë duke u paraqitur kryesisht me basketbollistë të rinj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test