Kosova katër miqësore në Stamboll

Basketboll

Kosova katër miqësore në Stamboll

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 13:16
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët e Përfaqësueses U15/16 të Kosovës të hënën kanë udhëtuar për në Stamboll të Turqisë, ku do të qëndrojnë deri më 16 shkurt.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Kosova U-15/16 do të zhvilloj ndeshje miqësore me ekipe të ndryshme turke, si Beshiktash, Anadolu Efes, Darussafaka Basketbol dhe Galatasaray. Po ashtu më 15 shkurt, Kosova U15/16 do të jetë e pranishme në ndeshjen e Beshiktash - Banvit, që i takon Kupës së Turqisë dhe që zhvillohet në “Sinan Erdem Arena”.

Vizita e Kosova U15/16 në Stamboll është organizuar nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është udhëheqëse e projektit të FIBA Evropës për zhvillim të gjeneratave të reja, në të cilin marrin pjesë edhe Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, ndërsa tani radha është e pjesëmarrjes së Kosovës në turneun në Stamboll, ku basketbollistët tanë do të kenë rastin t’i matin forcat me lojtarë të skuadrave turke me renome.

Aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohet në Prishtinë në muajin prill, ku Kosova është nikoqire e turneut, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat