Trepça në presion të Rahovecit

Basketboll

Trepça në presion të Rahovecit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Ndeshjet e javës së 20-të në IP Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen të enjten, ku Trepça është nikoqire e Rahovecit, takim ky që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:00, kurse duke filluar nga ora 19:00 në Therandë, Golden Eagle Ylli e pret Pejën, derisa në të njëjtin orar do të përballen edhe Kerasan Prishtina – Bashkimi, si dhe në ora 19:30, Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Borean.  Pa dyshim se sfida kryesore është në Mitrovicë dhe pritet një rivalitet i madh, madje Trepça është në presion të Rahovecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat