Nuk ndalet Prishtina, Golden Eagle Ylli e shkatërroi Pejën

Basketboll

Nuk ndalet Prishtina, Golden Eagle Ylli e shkatërroi Pejën

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Pamje nga loja

Sigal Prishtina e ka mposhtur 105:82 Borean, kurse Golden Eagle Ylli u tregua i fortë për Pejën, duke triumfuar 104:78.

Sigal Prishtina e ka shënuar edhe fitoren e 20-të në po aq ndeshje të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

“Viktima” e radhës për kryeqytetasit ka qenë Borea, ndaj së cilës fituan me rezultat 105:82.

Pesë basketbollistë të Sigal Prishtinës ndeshjen e përfunduan me pikë dyshifrore. Alban Veseli (32), Rinor Peci (25), Alban Latifaj (13), Valon Bunjaku (11) dhe kapiteni Edmond Azemi (10) ishin më efikasit te kryeqytetasit.Në anën tjetër, Sami Hajzeri me 16 Shpend Gashi (12)e Blend Matoshi me 11 pikë u dalluan te Borea, e cila pas 20 javësh i ka tubuar 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, triumfoi Golden Eagle Ylli. Vetëm një vit më parë Peja luante në gara ndërkombëtare, ndërsa sivjet skuadrave tjera të IP Superligës po u shërben për ta përmirësuar pikëdallimin.

Kështu ishte edhe ndeshja me Golden Eagle Yllin, të cilën skuadra nga Theranda e fitoi me rezultat 104:78.

Pas javës së 20-të në kampionat, Peja i ka shënuar vetëm pesë fitore dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Marvin Smith me 30 pikë e Michael Harmmon me 21 ishin më të merituarit për fitoren e vendësve, tek të cilët pikë dyshifrore patën edhe Leonard Mekaj (15) e Artin Gashi (14). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat