James mposht Curry në finalen e “All Star Game”

Basketboll

James mposht Curry në finalen e “All Star Game”

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:10
Pamje nga ndeshja

Në stadiumin “Staples Center” të Los Anxhelosit u luajt sot ndeshja magjike e “All Star Game”, këtë herë në një format ndryshe. Skuadra e “LeBron Team” fitoi 148:145 ndaj “Curry Team”, në një ndeshje spektakolare, ku përballë njëri-tjetrit ishin LeBron James e Stephen Curry, që kishin zgjedhur edhe shokët e skuadrave të tyre. Një ndeshje spektakolare, ashtu siç kanë qenë gjithnjë sfidat e “All Star Game” edhe pse këtë herë nuk pati një përballje klasike mes dy Konferencave.

Skuadra e Curry e dominoi ndeshjen në shumicën e kohës, por në fund u detyrua të pranojë humbjen me 3 pikë në favor të James, që nuk zhgënjeu në fushë. Ylli i Cavaliers realizoi 29 pikë e 10 rebaund, ndërkohë që 9 lojtarë të skuadrës së tij realizuan mbi 10 pikë. Për ekipin e Curry, 8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me vetë lojtarin  kapiten dhe Lillard që ishin më të mirët, me nga 21 pikë secili. Në përfundim të ndeshjes, LeBron James mori edhe trofeun MVP të finales së “All Star Game”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat