Shqipëria para sfidës me Danimarkën

Basketboll

Shqipëria para sfidës me Danimarkën

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 18:34
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll ka nisur një grumbullim 5-ditor në prag të dy ndeshjeve që do të luajë këtë javë, të enjten (22 shkurt) ndaj Danimarkës dhe të dielën (25 shkurt) ndaj Armenisë. Këto dy sfida janë të vlefshme për fazën para-eliminatore të Europianit 2021 (Eurobasket 2021). Shqipëria ndodhet në grupin B, ku do të luajë 4 ndeshje me shpresën që të shkojë në fazën eliminatore (sfida e fundit, ajo ndaj Danimarkës, luhet më 1 korrik në Tiranë). Në nëntor, kombëtarja e drejtuar nga trajneri Antonios Doukas, që është edhe trajneri i Tiranës, luajti në kryeqytet dhe u mund 63:80 nga Armenia në sallën sportive “Feti Borova”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat