Kosova lufton me Poloninë dhe Lituaninë, a do t’i bie pika në zemër Serbisë?

Basketboll

Kosova lufton me Poloninë dhe Lituaninë, a do t’i bie pika në zemër Serbisë?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Pamje nga një ndeshje

Në Poloni dhe Lituani raportohet se kombëtaret e tyre do të ballafaqohen me kombëtaren e Kosovës në basketboll dhe kjo pa dyshim se është një panoramë e mirë për shtetin tonë. Me 23 shkurt (19.00) Polonia do të takohet me Kosovën, kurse me 26 shkurt (18.30) Lituania, superfuqi botërore, e pret kombëtaren tonë, ndeshjet të vlefshme të grupit C për kualifikimet për Kampionatin Botëror - Kina 2019.

Kosova, në ndeshjet e para ka dy humbje, të parën në kryeqytet me rezultat 99:61 nga Lituania, ndërsa të dytën në udhëtim nga Hungaria me rezultat 84:76. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i kombëtares tonë, një e mirë është se,  do të jetë një panoramë e mirë për shtetin tonë. E para, mediat polake dhe shteti i këtij vendit do të njoftohen me kombëtaren më të re në botë, siç është Kosova, pastaj në Lituani, me super yje, do të flasin e raportojnë se do të ndeshen me një ekip që vjen nga shteti më i ri në botë, dhjetë vjet shtet. Kosova po bën një panoramë të mirë dhe askush nuk duhet ta ngulis në mendje, se gjithqysh duhet rezultat pozitiv.

Për Kosovën është fitore vetëm prania apo që dalin në fushë kundër Polonisë dhe ndaj Lituanisë dhe mjafton që në shtetet përkatëse do të flitet për kombëtaren tonë.   Kosova tani ndeshet me Poloninë dhe Lituaninë, me fuqitë e basketbollit, a thua a do t’i bie pika në zemër Serbisë, në pamundësi që t’i pengojë. E vetmja kënaqësi e tyre tani është se mund të shkumojnë nga nervoza në zyrët e tyre që i ka në Beograd dhe asgjë më shumë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat