Bashkimi më i mirë se Prishtina

Basketboll

Bashkimi më i mirë se Prishtina

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 15:00
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore në përballje me Pro Bet Prishtinës në kuadër të xhiros së XI të Ligës së Femrave në basketboll.

Takimi i luajtur në fundjavë në palestrën në Prizren ka përfunduar me shifrat 75:63.

Përforcimet e fundit të Bashkimit, amerikanet Khadija Broën dhe Nicole Williams ishin ato që e bënë dallimin në parket. E para e përmbylli takimin me 22 pikë, derisa Williams ka kontribuar me 17 pikë.

Te prizrenaset me lojë të mirë janë shquar edhe Gresa Gashi me 20 pikë e 8 asistime dhe Aulona Muhadri me 10 pikë e 13 kërcime.

Në anën tjetër te mysafiret më efikaset ishin Ermelinda Shatri me 20 pikë dhe Irma Konjusha me 15 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat